02,05,2024

Skandali i radhës: Mashtrimi i “Viva Fresh” me kaçikë

Must Read

“Viva Fresh Store”, nuk ndalet se mashtruari qytetarët. Pas skandaleve të shumta me çmimet, kësaj radhe ky hypermarket po i mashtron qytetarët edhe me afatet e produkteve.

Një rast i tillë ka ndodhur sot, kur një qytetarë ka dërguar disa fotografi në redaksinë e ORAinfo, se si afati i i paketimit në të njëjtin produkt është i shënuar me dy data të ndryshme.

Në njërën pjesë të produktit shkruan se produkti është paketuar me datë 18.08.2018, ndërsa në pjesën tjetër shkruan se po i njëjti produkt është paketuar me datë 21.09.2018, raporton ORAinfo.

Raste të tilla të mashtrimeve ka pasur edhe më herët. Po ashtu shpesh hipermarketet e mëdha në Kosovë i mashtrojnë konsumatorët duke ua prezantuar tjera çmime në rafte dhe duke i detyruar të paguajnë tjetër çmim tek arka. /ORAinfo/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img