05,05,2024

Kryetari Aliu priti në takim drejtuesit e Klubit të Xhudos “Kastrioti”

Must Read

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu gjatë ditës së sotme, ka pritur në takim drejtuesit e Klubit të Xhudos “Kastrioti” në Ferizaj, me ç’rast siguroi se në këtë mandat qeverisës, përkrahje të fuqishme do të ketë edhe sporti i xhudos.

Kryetari Aliu, mysafirët i njoftoi për planet komunale dhe vizionin e tij për zhvillimin e sportit si dhe përfshirjen sa më të madhe të të rinjve në këto projekte, me theks të veçantë implementimin e projektit të ligës shkollore të sportit.

Në anën tjetër, drejtuesit e Klubit të Xhudos “Kastrioti” uruan kryetarin Aliu për mandatin qeverisës dhe ofruan bashkëpunimin e tyre për zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të sportit në nivel lokal, me këtë rast, kryetarit Aliu i dhuruan një trofe nga ky klub.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img