22,12,2024

Propozimi i Edi Ramës për president të përbashkët Kosovë Shqipëri ua qjerri maskën tugjarëve politik dhe klyshëve të Milosheviqit.

Must Read

Me 18 Shkurt 2018 në seancën festive dedikuar 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Kryeministri I Shqipërisë me elagegancë dhe zgjuarsinë e tij të jashtëzakonshme I vuri në siklet të gjithë të pranishmit, duke mos e përjashtuar as faktorin politikë Kosovarë.
Deklarata e Ramës se Kosova dhe Shqipëria pasi po krijojnë konsullata dhe dogana të përbashkëta, në të ardhmen e afërt duhet të kenë edhe një president të përbashkët. Pas një kërkese të tillë, si rëndom erdhi në kundërshtim nga ata që na ndanë e coptuan që nga traktati i shën Stefanit, kongresi I Berlinit e deri te konferenca e ambasadorëve në Londër. Sipas diplomacisë evropiane Evropa mund të jetë e bashkuar edhe të ketë një president të përbashkët të bashkimit evropian, kurse për shqiptarët është fare normale që edhe më tej të jenë të shpërndarë në 6 shtete të ndryshme.
Reagimi siç është pritur rëndom erdhi edhe nga Serbia, edhe pse Rama president të përbashkët kërkoi për Kosovë e Shqipëri e jo edhe për Serbinë.
Fatkeqësisht edhe forcat politike në Kosovë, duke fillua prej atyre që gjatë luftës së fundit betoheshin për çlirimin e Kosovës e viseve tjera shqiptare nën Jugosllavi e deri në Çamëri dhe bashkimin e tyre me Shqipëri, aktualisht hezituan ta mbështesin iniciativën në fjalë. Mandej edhe ata që tërë këtë dekadën e fundit nuk lanë ditë pa e përmendur idenë e bashkimit kombëtarë, u zunë në befasi, ndoshta u trembën sepse merita do ti dedikohej Ramës. Por mesa duket më të tërbuarit kundër propozimit për president të përbashkët ishin ata klysht e Kalimekdanit. Të cilët ja bënë me dije Ramës se shteti I tyre, ani pse për 3 vite qeverisje nuk mundi ta merrte as edhe një vendim të vetëm, ne jemi shtet sovran dhe me perspektiv edhe pse ky shtet në kohën e pushtimit serb patë krijua ushtri, e tani spo mund ta bëjë një gjë të tillë.
Këto fundërrina të fëlliqura sikur kanë harruar propagandën e tyre poshtëruese që e bënin në vitet 90-ta, se gjoja Enver Hoxha e shiti Kosovën, se në Mukje Kosova iu la Serbisë e dokrra të ngjashme por ju lugetër të Vllado Kambovskit duhet të përgjigjeni qartë dhe saktë se pse për një qështje kaq madhore për të ardhmen e kombit, botëkuptimi I juaj është tërësisht i njëjtë me atë të Serbisë.
Sigurisht edhe ju po ta kishit mundësinë sikurse Serbia, do ta shpallnit z.Rama person të padëshirueshëm, por këtë s’mund ta bëni sepse qeverisja juve ju rrëshqiti nga dora. Mos harroni ju gjakëprishur se z.Rama aktualisht është personi më I votuari në hapësirën shqiptare. Është kryeministër i zgjedhur jo nga matematikat e interesit por nga vullneti shumicë i shqiptarëve, janë të rrallë në Ballkan dhe Evropë aktualisht kryeministrat që janë të zgjedhur me mbi 50% të votave të qytetarëve. Këta farë bajlozat e politikës dhe tugjarët e analizave politike le ta dinë njëherë e mirë se të gjithë së bashku nuk vlejnë sa hija e tij.
Të mos harroni se edhe për demonstratat e vitit 81 ka pasur plotë faqezi që i kundronin të dëmshme dhe si produkt i Serbisë, edhe luftën e fundit në Kosovë e cilësonin si grupim i frustruar Serb.
Por nëse ne shqiptarët jemi këtu ku jemi, këtu ndodhemi falë ideve të mëdha dhe rezistencës së pandalshme për çlirim, bashkim dhe atdhe të përbashkët. Për idetë e mëdha në fund të fundit vendosin shqiptarët bashkërisht e jo politikanët vulgarë. Në fund nëse një pjesë e shqiptarëve dhe Evropa kanë leju një shekull të tërë terror dhe pushtim klasik Serb për Shqiptarët, pse sot mos të lejoj në paqe dhe në mënyrë të natyrshme bashkimin në mes të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve me Shqipërinë, kjo me apo pa dëshirën e tyre një ditë do të ndodhë

Remzi Hasani

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img