22,12,2024

Mësimdhënësit në grevë, japin afat deri më 24 shkurt për realizimin e kërkesave

Must Read

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka vizituar Shkollën e Mesme Bujqësore “Abdyl Frashëri”, me rastin e grevës dyorëshe në institucionet arsimore. Ai tha se kjo grevë ka ardhur si rezultat i mos plotësimit të kërkesave të cilat ata ua kanë adresuar qeverisë.
Greva do të mbahet në dy orët e para të mësimit të paradites dhe në dy orët e para të mësimit të pasdites në të gjitha shkollat e Kosovës, kurse universitetet do të jenë në grevë nga ora 10 deri në orën 12.

“Jemi në veprimin e dytë sindikal në grevën dy orësh. Unitetit që kemi treguar në grevën 1 orësh ka dhënë frytet e saj sepse kryeministri ka reaguar. Po e lexoj ne mendjet dhe zemrat tuaja që greva nuk është zgjedhja jonë. Ne e kemi shtyrë duke menduar që qeveria jonë do ti marr parasysh kërkesat. Kjo grevë nuk është për paga, por ne po luftojmë për çështjen e ligjit për punëtorët e viteve të 90-ta. Kjo nuk është për ne të gjallët por për ata të cilët nuk janë në mesin tonë”.

Jashari shtoi se greva e radhës vjen si reagim, pasi pas grevës njëorëshe në tërë sistemin arsimor, kishte reflektim të pamjaftueshëm të Qeverisë së Kosovës ndaj kërkesave të të punësuarve në arsimi.

Ai tha se pjesë e kërkesave të tyre është edhe Ligji për sigurimet shëndetësore, raporton EO.

“Ne po rrimë kujdestar që ligji i pagave të shkoj shpejt në Parlament në versionin tonë dhe jo atë të qeverisë. Do të kërkojmë me ngulm që mësimdhënësit ti kenë sigurimet shëndetësore. Është koha e fundit dhe ne do të luftojmë që të kemi ligjin për sigurimet shëndetësore”.

Sipas kreut të SBAShKU-t, nëse kërkesat nuk merren parasysh atëherë do të shkojnë në grevë në kohë të pacaktuar.

“Nëse qeveria nuk vepron atëherë me 24 shkurt është kongresi dhe kam frikë që kongresi do të më obligojë që të mbajë grevë të pacaktuar madje edhe protesta”.
Kryeministri, Ramush Haradinaj, do të presë sot gjatë ditës në një takim kreun e SBASHK-ut, për të diskutuar lidhur me gjendjen aktuale në arsim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img