02,05,2024

Oh, oh, Xhulia”, u shfaq përsëri në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.16.02.2018. Në teatrin e qytetit “Adriana” në Ferizaj, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, përsëri është shfaqur, shfaqja “Oh, oh, Xhulia”. Kjo shfaqje me tekst të Ephraim Kishon në skenën e teatrit “Adriana” është jetësuar me regjinë e regjisorit Besim Ugzmajli.
Kjo shfaqje ishte komedi -parodi si version alternativ i “Romeo dhe Zhulieta” të William Shakespeare, por në versionin e Ephraim Kishon, Romeo dhe Zhulieta i kanë shpëtuar vdekjes.

Në këtë shfaqje luajtën aktorët: Shpëtim Selmani, Vjosa Tasholli, Sherif Bega, Edona Berisha, Mevlan Saraçi dhe Milot Salihu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img