03,05,2024

Kanë filluar aktivitete për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Must Read

Aktivitetet për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Komunën e Ferizajt filluan me mbajtjen e turnirit në ping-pong. Në këtë turne morën pjesë nxënës të 30 shkollave të qytetit.
Organizatorët thanë se këtë vit vërehet interesim më i madh i shkollave për të qenë pjesë e këtij aktiviteti.
“Sot është finalja, ndërsa katër ditë më herët për shkollat fillore për shkak se numri i nxënësve ka qenë shumë i madh diku afër 250 nxënës dhe sot e kemi finalen dhe këtë vit ka pasur një konkurrencë të madhe dhe dashuria për këtë sport ka filluar të rritet, pasi edhe nëpër shkolla ka filluar të luhet ping-pongu”, tha Yll Maloku.
“Kjo garë çdo herë e më tepër po bëhet më e bukur dhe më e mirë për nxënësit tanë, të cilët me angazhimin dhe demonstrimin e lojës që po bëjnë çdo herë e më tepër po dëshmojnë se do të jenë perspektiva dhe e ardhmja e sigurte e shtetit tonë dhe sporti po dëshmon se është ambasadori kryesor i Republikës së Kosovës”, tha Bashkim Thaçi.
Edhe nxënësit pjesëmarrës në këtë turne thanë se ndihen të lumtur që viti jubilar i pavarësisë së shtetit po shënohet në këtë mënyrë.
“Është shumë nderë i veçantë për mua pasi po bëhen dhjetë vite që Kosova është e pavarur dhe po e fitojmë pavarësinë edhe ne si nxënës dita ditës, është kënaqësi shumë e mirë”, tha Rexhepi.
Aktivitetet për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë, që filluan sot do të përmbyllen më 17 shkurt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img