28,11,2024

Shtatë vjet e gjashtë muaj burgim ndaj Xh.S, për veprën penale, grabitje

Must Read

Ferizaj.09.02.2018. Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, sot shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit  Xh. S,  i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelorë në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale “Grabitja”.

Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtari Musa Konxheli, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, të pandehurin Xh.S, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë (7) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej dy mijë e pesëqind (2.500) euro,.

I pandehuri akuzohet se në dhjetor të vitit 2015, në Ferizaj ka hyrë në shtëpinë e A.S me vëllain e tij D. dhe një person të panjohur, dhe me përdorimin e forcës kanë përvetësuar pasurinë e luajtshme të të dëmtuarit, me qëllim që t’i sjellin vetës dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që të maskuar, pasi i’u është hapur dera e shtëpisë nga G.S i cili ishte i vetëm në shtëpi. E kanë kapur të njëjtin duke e tërhequr zvarrë dhe duke i kanë kërkuar paratë e babait të tij i cili posedon një ndërmarrje për këmbimin e valutave. Me këtë rast kanë filluar të demolojnë orenditë e dhomave dhe kanë gjetur dymijë e treqind (2.300) euro dhe stoli ari në vlerë rreth njëmijë e katërqind (1.400) euro. Ndërsa pas kontrollimit të shtëpisë të njëjtit e kanë lidhur viktimën për karrige dhe janë larguar nga shtëpia.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img