07.02.2018. Kompania DONI FRUITS nga Ferizaj është duke marrë pjesë në panairin më të madh dhe më të rëndësishëm në botë të frutave dhe perimeve në Berlin të Gjermanisë.
Ky panair i cili po mbahet nga datat 7, 8, 9 Shkurt 2018 po marrin pjesë biznese nga gjithë bota, si biznese por edhe në cilësinë e përfaqësimit të shteteve.
Panairi organizohet nga FRUIT LOGISTICA dhe ka një interesim të madh për pjesëmarrje të bizneseve
Ndryshe Doni Fruits si një biznes i vogël familjar, u themelua në fillim të vitit 1958 me aktivitetin e grumbullimit, kultivimit, shitjes dhe eksportimit të frutave dhe perimeve.
Tani me një bazë solide të përvojës në shitjen me pakicë dhe me shumicë por dhe me aktivitet shume të rëndësishëm në eksport të frutave dhe perimeve ka një afarizëm të suksesshëm në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Me punë të palodhshme dhe angazhime të përbashkëta, kjo kompania krijoi reputacionin dhe u mirëprit nga qytetarët kosovarë dhe partnerët e ndryshëm bashkëpunues nga rajoni për shërbime , kujdes ndaj klientit dhe për dedikim në punë.
Shkalla e rritjes së aktivitetit me treguesit e kënaqshëm ekonomik dhe financiar, solli ide investuese për krijimin e njësive dhe nën-njësive të reja organizative në Republikën e Shqipërisë dhe Maqedonisë me idenë e krijimit të një zinxhiri për mbledhjen, kultivimin dhe eksportimin e produkteve të pemëve dhe perimeve.
Doni Fruits po merr pjesë në panairin më të rëndësishëm botëror për fruta dhe prime në Berlin
Must Read