28,11,2024

Bytyqi: Kjo është e vërteta lidhur me sheshin e qytetit

Must Read

Ferizaj.07.02.02018. Letër sqaruese e drejtorit të infrastrukturës Arbër Bytyqi lidhur me problematikën e sheshit
Në këtë letër të hapur dëshiroj të shpreh konsideratën time më të lartë dhe institucionit që drejtoj për organizatat e shoqërisë civile, mediat dhe qytetarët lidhur me reagimin e tyre dhe me qëllim që të shpjegoj detajisht fazat nëpër të cilat ka kaluar projekti i ndërtimit të sheshit, përkatësisht vazhdimi i sheshit nga Hotel “Lybeteni” deri tek objekti i ish-Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Kjo problematikë është e njohur kaherë për qytetarët ferizajas. Në thelb të defekteve në këtë shesh është cilësia e dobët e punimeve, vërejtjet e shumta të dhëna nga organet mbikëqyrëse – të cilat për fat të keq nuk janë përfillur nga punë kryesi si dhe mosrespektimi i Planit Zhvillimor Komunal, dokument ky që parasheh ndërtimin e parkingjeve nëntokësore në këtë zonë. Pra, ky projekt thelbësisht e tërësisht është përcjellur me gabime procedurale e mospërfillje të rekomandimeve të profesionistëve nga ana e qeverisjes së kaluar.
Për të proceduar me një projekt të tillë, unë së bashku me ekspertët komunal dhe të jashtëm dhe me mbështetjen e kryetarit Aliu, kemi iniciuar rishikimin e këtij projekti, me qëllim zbatimin e saktë të parametrave dhe parashikimeve që dalin nga PZHK për këtë zonë.
Në një prononcim për medie, kujtoj paqëllimshëm është interpretuar se do të shkatërrohet sheshi aktual me qëllim që të rikthehet rruga e cila përshkonte këtë pjesë para pak vitesh. Dua të sqaroj opinionin se një gjë e tillë është absolutisht e pamundur edhe në planin procedural edhe atë teknik, për shkak se ekziston një kontratë për këtë projekt, kjo pjesë tashmë është e mbuluar me kubëza rrjedhimisht nuk ka mundësi të kthehet rruga që ishte më parë si dhe jemi ithtarë të respektimit të organeve kompetente që të marrin vendim përkitazi me këtë çështje.
Unë, bashkë më kryetarin Aliu, ekipin e ekspertëve dhe Këshillin konsultativ të profesionistëve të urbanizmit po shqyrtojmë mundësitë që të procedojmë tutje me këtë projekt, duke përfillur plotësisht rekomandimet profesionale që parashihen edhe në PZHK e që rezultojnë me mundësinë për hapjen e një rruge për qarkullimin e automjeteve si dhe ndërtimin e parkingjeve nëntokësore që debllokojnë komunikacionin në këtë zonë, duke u mundësuar qytetarëve lëvizjen e lirë.
Edhe në planin financiar, pas rekomandimeve të profesionistëve që mund të dalin për ndërhyrje në këtë zonë, ju siguroj se ne do të bëjmë përpjekje që të mos shkaktohet dëm financiar, përkatësisht ai të jetë në nivel minimal – duke ekonomizuar këtë projekt që nënkupton përdorimin e kubëzave aty ku ndërhyhet në një projekt të natyrës së njëjtë në zonë tjetër.
I siguroj qytetarët e Ferizajt se bashkë me kryetarin Aliu, jemi të vendosur të aplikojmë zgjidhjet profesionale që propozohen nga ekspertët e fushave përkatëse për të ruajtur buxhetin komunal, rëndësinë e kësaj vepre publike infrastrukturore si dhe interesin qytetar për lëvizje të lirë.
Me respekt,
Arbër Bytyqi
Drejtor i Drejtorisë së Infrastrukturës

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img