Në mes tyre është edhe çështja ekonomike, për shkak të presionit që vjen nga BE-ja dhe Gjermania.
Një arsye tjetër serioze, siç shkruan ‘Sputnik’ është për shkak të aspiratave të shqiptarëve por edhe të turqve në territorin grek. Ky portal citon fjalët e Dushan Janjiqit nga Forumi për Marrëdhënie Etnike i cili ka thënë se në negociatat rreth emrit të Maqedonisë ka qenë gjithashtu çështja e njohjes së Kosovës, transmeton lajmi.net.
Janjiq vë në dukje se Uashingtoni dhe NATO si pjesë e politikës së re të Donald Trump, forcojnë presionin e tyre në aspektin ekonomik dhe politik. Ai thekson se Trump ka prioritet forcimin e Amerikës në Ballkan dhe shtypjen e Rusisë, e këtu hyn edhe roli i NATO-s.
“Qeveria aktuale e Maqedonisë dhe Greqisë duhet të zgjidhin problemin që kanë sepse kështu nuk mund të jenë anëtare të NATO-s nëse ekziston ndonjë problem më njërin nga shtetet anëtare. Fakti që ekziston një opozitë e fortë nuk do të ndryshojë asgjë”.
I pyetur se përse Greqia do ta pranonte Kosovën tani, Janjiq ka dhënë disa arsye: ndihma ekonomike që do të fitohej nga Amerika dhe aspekti shumë i rëndësishëm i sigurisë.
‘Sputnik’ thekson se nuk duhet të harrohet se në Greqi ka rreth 700 mijë shqiptarë të përhershëm ose të përkohshëm, dhe se ende ekzistojnë rreht 150 mijë në lëvizje midis Maqedonisë-Kosovës-Shqipërisë-Greqisë. Sipas Janjiq, kjo është një diasporë e fortë dhe publiku grek i ka pranuar në 10 vjetët e fundit si një fakt. Janjiq shton se njohja e Kosovës nga Greqia për Amerikën do të ishte një shërbim i madh.
Sasha Borojeviq, një komentator i jashtëm politik, kujton dokumentin e agjencisë CIA ku vlera e Kosovës u krahasua me atë të Serbisë. Dokumenti thekson se Kosova me të gjitha pasuritë e saj arrinë vlerën deri rreth 500 miliardë dollarë, ndërsa Serbia me Vojvodinën rreth 200 miliardë.
“Në këtë segment është shumë e rëndësishme që Amerika të mos financojë borxhin grek në mënyrë që të ketë sukses në Kosovë për ta bërë Shqipërinë e Madhe, por kjo është diçka të cilës grekët ia kanë frikën. Kjo pasi nesër Shqipëria e Madhe mund të kërkojë edhe një pjesë të Greqisë”, ka thënë Borojeviq.
Në rast se kjo ndodh që Greqia si vend më i madh ortodoks në rajon, nën presion ose me vendim të qeverisë e njeh Kosovën, Borojeviq kondiseron se kështu do të thehej blloku i madh ortodoks. Dhe kjo, siç thotë ai mund të rrezikojë biznesin e tyre me kinezët, duke pasur parasysh se ky vend bleu porte në Greqi dhe financoi hekurudhat e shpejta në Serbi. /Lajmi.net/