18,12,2025

Aliu: Ferizaj, qytet i diversitetit etnik e kulturor

Must Read

Ferizaj.02.02.2018. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu gjatë ditës së sotme ka pritur në takim deputetin e Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha të shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij.

Në këtë takim, deputeti Berisha uroi kryetarin Aliu për mandatin qeverisës dhe u diskutua për rolin e komunave në përmirësimin e cilësisë së jetës së komuniteteve joshumicë me theks të veçantë, komunitetit egjiptian.

Deputeti Berisha që përfaqëson komunitetin egjiptian në Kuvendin e Kosovës u shpreh optimist se përpjekjet e qeverisjes lokale në Ferizaj do të intensifikohen në trajtimin e kërkesave të komuniteteve joshumicë.

Në anën tjetër kryetari Aliu u shpreh se Ferizaj është qytet i diversitetit etnik e kulturor dhe se përpjekjet e Komunës së Ferizajt janë që të rritet kujdesi e shërbimet ndaj qytetarëve pa dallim, veçanërisht në komponentën e kujdesit dhe shërbimeve sociale.

Kryetari Aliu, gjithashtu, u shpreh i vendosur të thelloj bashkëpunimin me të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur të popullit dhe brenda kompetencës lokale të trajtoj çështjet që arrijnë për shqyrtim në Komunën e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Elmi Reçica: Heqja e masave nga BE-ja, meritë e diplomacisë së Bedri Hamzës

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica, ka reaguar pas lajmit për heqjen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img