20,12,2024

LDK në Ferizaj: Vendimi për rishikimin e PZHK-së joligjor

Must Read


Ferizaj.02.02.2018
. Pas vendimit të fundit që Kuvendi Komunal i Ferizajt mori për rishikim të Planit Zhvillimor Komunal, përmes një konferencë me gazetarë ka reaguar ish-drejtori i Urbanizmit nga radhët e LDK-së Faik Grainca. Ai thotë se përbërja e re e Kuvendit qysh në mbledhjen e parë ka bërë shkelje ligjore, pasi sipas tij, në këtë dokument të rëndësishëm pushteti lokal nuk ka të drejtë të ndërhyjë sa herë të dojë.

“Ne vetë e kemi pas paraparë mundësinë e revidimit të Planit Zhvillimor pas një periudhe nëse vërehen vështirësi në zbatimin e tij. Ministria në mënyrë tekstuale na ka thënë: Rishiko tekstin Plani Zhvillimor Komunal hartohet në periudhën 8 vjeçare sipas ligjit numër 04L174 për planifikim hapësinor neni 15 paragrafi 1 dhe nuk parashihet revidimi i Planit Zhvillimor Komunal. Këto janë vërejtje zyrtare me numër të protokollit të ministrisë, referencë ZSP 1210/2017, datë 25.08.2017 të nënshkruara nga sekretari permanent Arben Çitaku, të nënshkruara dhe të dorëzuara zyrtarisht. Dhe tash nëse Ministria e Planifikimit Hapësinor thotë se ju keni të drejtë ta rishikoni planin, atëherë më nuk kemi të bëjmë me ligj, por me qëndrime politike. Prandaj ne si grup parlamentar i LDK-së, kemi paralajmëruar se do t’i ndjekim rrugët ligjore”, tha Grainca.

Në degën e LDK-së konsiderojnë se rishikimi i Planit Zhvillimor Komunal nga pushteti i PDK-së po bëhet me qëllim që t’i orientojnë investimet kapitale në bazë të dëshirave të veta.

“Ka qenë një premtim i zotit Aliu për varreza dhe mendojmë që kjo zhurmë behet veç për varreza, por edhe për ndërrimin e parcelës ku parashihet të ndërtohet spitali. Ne kemi qenë të bindur dhe nuk kemi pasur asnjë vërejtje nga qytetarët që spitali duhet të ndërtohet te Parku i Lirisë dhe për këtë arsye është marrë vendim që ky projekt kapital të ndodhë atje”, tha Grainca.

Drejtues të degës se LDK-së në Ferizaj thanë se janë të gatshëm që planifikimet e bëra në kuadër të këtij Plani Zhvillimor t’i mbrojnë në çdo moment, pasi që sipas tyre, gjithçka është e përcaktuar me parametra, periudhë e destinacion.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img