11,09,2025

Vret veten djali i politikanit të njohur

Must Read

Djali i Fidel Castros ka vrarë veten në shtëpinë e tij në Havana siç raporton gazeta zyrtare Gramma në Kubë.

Fidel Ángel Castro Díaz-Balart u gjet i vdekur të martën në mëngjes, dhe thuhet se ai vuante nga depresioni.

Djali më i madh i madh i Fidel Castros ishte në moshën 68 vjeçre, ndërsa kishte një profesion si fizikant bërthamor.

Ai kishte disa muaj që trajtohej nga mjekët për shkak të depresionit, e mesa duket ai më në fund i mori jetën vetes së tij.

Në kohën e vdekjes së tij, ai ishte këshilltar shkencor për Këshillin e Shtetit Kuban dhe ai shërbeu si nënkryetar i Akademisë së Shkencave të Kubës.

Castro Diaz-Balart ka lindur gjatë martesës së shkurtër të babait të tij me Mirta Diaz-Balart, vajzën e një politikan të shquar para revolucionit.

Familja e tij e nënës vazhdoi të bëhet figura më e shquar në komunitetin anti-Kastro në Florida. Kushëriri i tij Mario Diaz-Balart është një kongresmen amerikan.
Njoftimi televiziv tha se funerali i tij do të ishte planifikuar nga familja e tij, por nuk u dhanë detaje të mëtejshme.

Babai i tij, Fidel Castro, një figurë revolucionare dhe një nga udhëheqësit politikë më të gjatë në botë, vdiq në 90 në vitin 2016.SYRI.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img