Ferizaj.29.01.2018.Sonte rreth orës 20:30, ne dalje të fshatit Rahovicë te Ferizajt ndodhi nje aksident komunikacioni, me ç’rast u lënduan dy persona.
Mësohet se njëri ndër të lënduarit është ish-kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili pësoi lëndim të krahut, pas ndeshjes së automjetit të tij me një kamionetë.
Zëdhënësi i policisë rajonale, togeri Agim Gashi, bëri të ditur se qytetarët që u lënduan në këtë aksident po trajtohen në emergjencën e Ferizajt, ndërkaq fatkeqësia ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së automjetit.
“Njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se sonte, derisa po ktheheshim nga qëndrimi si mysafirë, së bashku me ish-drejtorin e bujqësisë Ismet Vranovcin, patëm një aksident trafiku në fshatin Rahovicë. Për fat të mirë, shpëtuam pa lëndime të rënda. Pas ndihmës së parë, jemi në shtëpi dhe po e marrim veten. Me këtë rast falënderoj ekipin mjekësor që na doli në ndihmë me përkushtim maksimal, ndërsa Ismetit i uroj shërim të shpejtë. Falënderoj të gjithë të afërmit, miqtë dhe dashamirët që u interesuan për ne dhe po na ofrojnë mbështetje” ka shkruar ish kryetari Svarqa.