11,01,2025

Ndihmohen dy familje në gjendje të rëndë sociale në fshatin Burrnik

Must Read


Ferizaj.25.01.2018
. Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale gjatë ditës së djeshme ka ndihmuar dy familje në fshatin Burrnik, përkatësisht familjen e Shaip Veliut dhe familjen e Sinan Veliut.

Këto dy familje janë mbështetur me artikuj ushqimor dhe higjienik, ngase këto familje pas të reshurave të fundit të borës janë izoluar në këtë fshat të thellë malor. Drejtues të kësaj drejtorie kanë bërë të ditur se këto familje sipas nevojës dhe mundësisë që ka Komuna e Ferizajt do të ndihmohen, pa anashkaluar edhe rastet tjera me kushte jo të mira ekonomiko-sociale.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale është e vendosur që me gjithë kapacitetet e saj të ofroj një kujdes social të shtuar ndaj grupeve në nevojë, familjeve me kushte të rënda ekonomiko-sociale me mbështetje direkte varësisht nga mundësitë që ka institucioni i Komunës. Gjithashtu, DSHMS falënderon donatorët vullnetmirë për ndihmën e ofruar familjeve në nevojë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një i vdekur e 34 të lënduar nga aksidentet që ndodhën javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar kanë ndodhur 66 aksidente trafiku: një person i vdekur dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img