Ferizaj.24.01.2017. Sot Zëvendës Ministri i MKK-së, Qazim Rrahmani, është pritur në takim nga Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi.
Zëvendës Ministri Rrahmani ka uruar pozitën e re tê Kryesuesës së Kuvendit , po ashtu shprehi vullnetin e bashkëpunimit në të mirën e komuniteteve në Ferizaj.
Kryesuesja Gashi – Bytyqi falënderoi zv.Ministrin për vizitën e tij, dhe e njoftoi se përfaqësimi i komuniteteve në Ferizaj do të jetë si çdo herë, duke respektuar dhe promovuar të drejtat e tyre.
Në seancën e ardhëshme do të votohet Komiteti për Komunitete dhe pritet shumë shpejt që edhe plani i veprimit dhe përfaqësimi në ekzekutiv të procedohen në Kuvend.
Q.Rr.