30,04,2024

Ferizaj: Ndërrohen disa drejtime të qarkullimit të automjeteve në qytet

Must Read

Ferizaj.22.01.2018. Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë ka marr vendim për ndërrimin e kahjes së qarkullimit në disa rrugë të qytetit të Ferizajt.
Sipas këtij vendimi rruga “12 Qershori”, duke filluar nga rruga “Zenel Hajdini” e deri te kryqëzimi I kësaj rruge me rrugën “Dëshmorët e Kombit” komunikacioni do të zhvillohet në një kahje.Edhe rruga “Ahmet Hoxha” do të bëhet rrugë njëkahëshe. Hyrja në këtë rrugë do të jetë nga rruga “Enver Topalli”.
Rruga “Rifat Berisha” gjithashtu do të bëhet njëkahëshe dhe hyrja do të jetë nga rruga “Zenel Hajdini”
Ndërsa në pjesët e rrugëve “Hamzë Jashari” , prej Gjykatës deri te ndërtesa e Komunës dhe pjesa e rrugës “Tahir Sinani”, prej nënkalimit deri te Kisha ortodokse nuk do të lejohet as ndalja e as parkimi.
Me këto ndryshime pritet që të zhvillohet një komunikacion më i sigurt dhe shmangie e ngarkesës në këto rrugë, thuhet në vendimin e lëshuar nga Drejtori i DSHPE-së Arben Halili.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Bëri debutimin në Superligë me fanellën e Prishtinës, Donart Llabjani: Përgjegjësi e madhe të luash për klubin më të trofeshëm kosovar

Skuadra e Prishtinës u mposht në javën e 31-të në Superligën e Kosovës, por për talentin Donart Llabjani ishte...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img