06,02,2026

Komuna e Ferizajt do të bashkëpunojë edhe me organet e drejtësisë

Must Read

Ferizaj.18.01.2018. Gjatë ditës së premte kryetari i Komunës, Agim Aliu, së bashku me nënkryetarin Naim Feratin, ka pritur në një takim kryetarin e Gjykatës Themelore në Ferizaj,Bashkim Hyseni i cili shoqërohej edhe nga bashkëpunëtorët e tij.

Në këtë takim janë diskutuar çështje të shumta, por theks i veçantë ju kushtua edhe bashkëpunimit në mes organeve të drejtësisë siç është Gjykata Themelore, por Komunës së Ferizajt.
Po ashtu kryetari Aliu, drejtuesit e Gjykatës Themelore i ka njoftuar në formë të detajuar edhe me zhvillimet që ka gjatë këtyre ditëve Komuna e Ferizajt.

E nga ana tjetër kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Bashkim Hyseni, ka uruar kryetarin Aliu, për postin e të parit të komunës, duke i ofruar edhe bashkëpunimin e nevojshëm në mes këtyre dy institucioneve.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img