29,11,2024

Nderohet jeta dhe vepra e dëshmorëve Ahmet Kaçiku dhe Vezir Jashari

Must Read

Ferizaj.18.01.2018. Qindra qytetarët, drejtues të pushtetit lokal dhe qendror, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, familjarë të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në nderim të jetës dhe veprës së heroit Ahmet Kaçiku dhe dëshmorit Vezir Jashari.

Me këtë rast kryetari Aliu, e ka vlerësuar tejet lart, kontributin e heroit Kaçiku dhe dëshmorit Jashari, duke luftuar ballë për ballë më armikun edhe në Reçakun legjendar.

“Ne sot nderuam dëshmorët, nderuam në mënyrë të veçantë heroin e kombit Ahmet Kaçiku dhe dëshmorin Vezir Jashari, të cilët simbolizojnë në të njëjtën kohë përpjekjen e luftës së vazhdueshme që bëri kombi ynë, por që lidhet megjithatë me një ngjarje të veçantë rënia e këtyre dëshmorëve. Rënia e heroit Ahmet Kaçiku dhe dëshmorit Vezir Jasharit, ishte në kuadër të përpjekjeve dhe luftës për kufomat të Masakrës së Reçakut që pa dyshim, ishte njëra ndër ngjarjet kryesore të luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila edhe një herë dëshmoi se lufta jonë ishte e drejt, lufta e UÇK-së ishte e pastër, por ishte njëkohësisht Masakra e Reçakut, e cila dëshmoi më së miri se kush ishte këtu, kush ishte me qëllimet me ogurzeza dhe më shfarosëse për kombin shqiptar, pikërisht ishte makineria dhe vet shteti serb në krye më kryekriminelin e asaj kohe Millosheviq, dhe jo që vetëm bënë Masakrën e Reçakut, por deshën të mbulojnë gjurmët e kësaj masakre”, ka thënë kryetari Aliu.

Ai tutje është shprehur se ishte pikërisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte Willaim Woker mik i shqiptarëve që i la emrin e vërtet kësaj masakre, i la emrin e krimit të njerëzimit që pastaj zgjoi ndërgjegjen e gjithë botës demokratike dhe që praktikisht hapi rrugën e intervenimin të botës demokratike në krye me NATON, BE dhe me Shtete e Bashkuara të Amerikës që hapi pastaj kaptinën e përfundimit të luftës që kulmoi me çlirimin e Kosovës.

Për jetën dhe veprën e heroit Ahmet Kaçikut dhe dëshmorit Vezir Jashari, kanë folur edhe drejtues të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, por edhe të familjes Kaçiku dhe Jashari.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img