02,11,2024

“Lufta” me deklarata Kosovë – Serbi

Must Read

Së fundit edhe ministri i Mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vulin ka kërcënuar Kosovën, duke thënë se ushtria e Serbisë është e gatshme të reagojë ndaj çfarëdo kërcënimi për qytetarët serbë kudo që jetojnë.

Megjithatë, këto kërcënime dhe veprime kërcënuese të marra nga Serbia nuk u kanë lënë përshtypje zyrtarëve të KFOR-it në Kosovë. Sipas tyre, KFOR-i do ta garantojë sigurinë në vend. Në anën tjetër, edhe ekspertë të sigurisë konsiderojnë se Serbia mundet ta cenojë Kosovën, por vetëm nëse hyn në luftë me NATO-n.

Haradinaj: Kosova është kërcënuar seriozisht nga Serbia

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është kërcënuar seriozisht nga Serbia ditë më parë. Sipas Haradinajt, Serbia synon që të armatoset me raketa që mbërrijnë deri në Kosovë. “Është shumë më kërcënues lajmi se Serbia synon të armatoset me raketa që mbërrijnë të gjitha destinacionet e Kosovës. Ju e dini, shefi i Shtabit të Ushtrisë serbe vërtet ka deklaruar se ‘synojmë kompletimin e sistemit tonë raketor me distancë të caqeve që mbërrijnë Kosovën. Kjo është shqetësuese, duhet të jetë për të gjithë”, ka deklaruar Haradinaj. /Zeri/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u mbajt ecja për ndërgjegjësim kundër kancerit të gjirit

Ndër aktivitetet e shumta të organizuara gjatë tetorit apo siç njihet “Muaji Rozë”, në Ferizaj, sot u mbajt ecja...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img