29,11,2024

Po formohet Alternativa Socialdemokrate e krahut anti-Kurt?

Must Read

Meqë as në takimin e fundit dy blloqet nuk u dakorduan për një gjuhë të përbashkët, krahu anti-Kurt, siç ka mësuar gazeta “Zëri”, së shpejti pritet ta formojë një parti të re. Burimet e “Zërit” bëjnë të ditur se partia në fjalë me shumë gjasë do të quhet Alternativa Socialdemokrate dhe do të drejtohet nga ish-kryetari i LVV-së Visar Ymeri. Kjo parti pritet t’ia rrëmbejë “Vetëvendosjes” më shumë se 10 deputetë, pjesa dërmuese e të cilëve tashmë ka dhënë dorëheqje nga pozitat drejtuese të LVV-së.

Mirëpo “Zëri” mëson se një veprim i tillë do të vijë tek pas përfundimit të procesit të zgjedhor brenda “Vetëvendosjes”. Të pyetur rreth kësaj çështjeje, deputetë të krahut anti-Kurt nuk kanë dashur të komentojnë, megjithatë kanë pohuar se pas përfundimit të zgjedhjeve të brendshme (që do të mbahen të dielën), do të tregojnë se si do të veprojnë më tutje. Ndërkaq deputetë të rreshtuar nga kandidati i vetëm për kryetar të LVV-së Albin Kurti janë shprehur optimistë se mes dy krahëve do të arrihet pajtimi.

Pantina: Do të flasim pas zgjedhjeve

Deputetja e lëvizjes “Vetëvendosje” Shqipe Pantina, e cila tashmë është dorëhequr nga të gjitha pozitat drejtuese të partisë (e rreshtuar nga krahu anti-Kurt), nuk ka dashur të flasë rreth zhvillimeve më të fundit në LVV. Pantina ka thënë për “Zërin” se një gjë të tillë do ta bëjë tek pasi të përfundojë procesi zgjedhor, në mënyrë që deklaratat të mos ndikojnë në këtë proces. “Të dielën mbahen zgjedhjet për kryetar të Lëvizjes.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img