29,11,2024

Paditësi kërkon kompensim nga KEDS-i pasi pretendon se rryma ia dogji disa pajisje

Must Read

Ferizaj.18.01.2018. Të enjten, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ka përfunduar kontesti civil me bazë juridike “kompensim i dëmit”, mes të paditurës KEDS, Distrikti në Ferizaj dhe paditësit në këtë rast, Ibrahim Ukshini.

Paditësi Ukshini, më 25 shkurt të vitit 2014, ka paditur KEDS-in, për kompensim të dëmit, pasi që në shtëpinë e tij, në Ferizaj, për shkak të energjisë elektrike ishte shkaktuar një zjarr, me ç’rast kishte pësuar dëme materiale dhe atë djegie e disa pajisjeve amvisërie, si dhe djegia e shtëpizës dhe monitorit të kompjuterit.

Shuma të cilën paditësi e ka përcaktuar në padi për kompensim të dëmit të shkaktuar, është në vlerë prej 690 eurosh.

Në seancën e së enjtes, palët paraqiten fjalën e tyre përfundimtare.

Përfaqësuesi i autorizuar i paditësit, avokati Muhamet Beqiri , në fjalën përfundimtare, deklaroi se nga provat e administruara është vërtetuar baza e kërkesëpadisë, së paraqitur nga tani paditësi Ukshini, me ç’rast edhe i propozoi gjykatës që të njëjtën ta aprovojë në tërësi.

Po ashtu, avokati Beqiri kërkoi nga gjykata që të paditurën KEDS, Distrikti në Ferizaj, me aktgjykim, ta obligoi që paditësit t’ia kompensoi dëmin e shkaktuar dhe atë me kamatë bankare që nga dita e paraqitjes së padisë e deri më sot, si dhe shpenzimet e procedurës.

Në anën tjetër, i autorizuari i KEDS-it, në Ferizaj, Skender Musa, në fjalën përfundimtare, theksoi se mbetet në tërësi pranë përgjigjes në padi dhe deklarimeve të deritanishme duke e kundërshtuar edhe më tej padinë dhe kërkesëpadinë e palës paditëse.

I njëjti, i propozoi gjykatës që padinë dhe kërkesëpadinë e paditësit ta refuzoi si të pabazuar.

Gjyqtari i kësaj çështje Adrian Ajvazi, pas fjalës përfundimtare, deklaroi se lidhur me çështjen do të vendos jashtë shqyrtimit dhe për këtë palët do të njoftohen më kohë lidhur me vendimin.

Ndryshe, në fillim të këtij shqyrtimi, u dëgjua eksperti nga lëmi i elektro-teknikës Mejdi Xhokli, i propozuar nga pala paditëse.

Lidhur me objektin e kontestit, eksperti deklaroi se ka arritur të konstatoi që paditësit Ibrahim Ukshini, për shkak të tensionit të energjisë elektrike, në ditën kritike, i janë djegur disa pajisje elektrike shtëpiake, duke theksuar këtu një mikrovalë si dhe një kompjuter me të gjitha pajisjet përcjellëse.

Sipas ekspertit, Xhokli, dëmi që i është shkaktuar paditësit me këtë rast është në vlerë prej 786.30 euro./Betimiperdrejtesi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img