Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi tha se nuk do të ketë mbyllje të universiteteve publike , por organizim të tyre.
“Ne jemi duk bërë vlerësim të cilësisë dhe asnjëherë nuk është diskutuar mbyllja e universiteteve është diskutuar organizimi i tyre. Për këtë do të japim detaje pasi të bëjmë vlerësimin e cilësisë”, garantoi ai.
Aktualisht në Kosovë janë shtatë universitete publike, gjashtë prej të cilave janë themeluar nga viti 2010 e këndej. Qeveria kishte paralajmëruar se do këto universitet do të shndërrohen në pjesë të UP-së dhe se vendimi do të merret në këtë muaj.
Ndërsa i përket vlerësimit të mësimdhënësve, ministri tha se është i nevojshëm pasi duhet të shohin se si është gjendja e pastaj të shihen se ku ka nevojë për trajnime.
Këto komente Bytyqi i bëri gjatë vizitës në komunën e Pejës me që rast u taku me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Kreu i MAShT -it tha se janë të angazhuar që të arrijnë cilësinë në arsimit në të gjitha komunat, raporton EO, transmeton Klan Kosova.
Ai tha se me kryetarin e Pejës biseduan për angazhimin me profilizimin e mësimdhënësve si dhe punën që duhet bërë për tu përgatitur për testin e PISA-s.