29,11,2024

Gjeneva nderon piktoren Lebibe Topalli me ekspozitë personale në La Cite du Temps!

Must Read

17.01.2018. Piktorja akademike, Lebibe Topalli- Shabani, Prof. në Shkolla e Mesme e Muzikes “Çesk Zadeja” Ferizaj, që në qytetin e saj është shqua me ekspozita personale apo kolektive prej nesër do të hap ekspozitën e pavarur në njërën nga galeritë më reprezentative të Gjenevës: La Cite du Temps,

Nga Rexhep Rifati

Gjatë vizitës që pata në Gjenevë vizitova edhe galerinë ku Lebibja rregullonte pikturat e saj në një sallë të madhe e të ndritshme, ku do te ekspozojë 30 piktura me teknika te ndryshme, kryesisht akril ne pëlhurë. Siç mësova nga ajo tema e punimeve që ekspozohen është : “The Time” apo ne shqip “Koha”.
Për të ndihmuar dhe mbështet piktoren e qytetit tim, aty kishin ardhur edhe dy mikesha të saj artistet tona të shquara në fushën e muzikës në Gjenevë: Mimoza Nazarko dhe Ermira Zyrakja – Lefort. Për ti uruar hapjen e ekspozitës, e cila do të jetë e hapur, erdhi edhe Profesor Astrit Leka, pasi me te dhe shoqërues të tjerë kishim bërë homazhe te busti i Skënderbeut po në Gjenevë.
Ekspozita nga nesër 18 Janar 2017, në ora 18 kur edhe do të bëhet hapja solemne, e do të jetë e hapur deri më 1 Mars 2017. Adresa: La Cité du Temps , Pont de la Machine 1,1204
Sa për njoftim, Lebibe Topalli Shabani është e lindur në Ferizaj në vitin 1981. Ka mbaruar studimet për arte pamore në Universitetin e Tetovës, ndërsa masterin në arte e ka bërë në Universitetin e Prishtinës. Aktualisht punon si mësimdhënëse në Shkollën e Mesme të Arteve “Çesk Zadeja” në Ferizaj. Do thesuar se ajo në vitin 2016 ka fituar çmimin “Artisti i vitit”. Po ashtu është themeluese e festivalit të parë ndërkombëtar të muraleve në regjion, të quajtur “Mural Fest”, në të cilin ajo ka ka mbajtur postin e drejtoreshës kryesore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img