29,11,2024

Foshnja më e vogël ndonjëherë që arriti të mbijetojë e gjallë (Foto)

Must Read

Një nga foshnjat më të vogla në botë që ndonjëherë ka arritur të mbijetojë më në fund është nisur për në shtëpi-pasi ka kaluar gjashtë muajt e parë të jetës së saj në spital.

Foshnja  ‘Manushi ‘peshonte vetëm 400 gramë kur ajo lindi 12 javë para kohe, pasi mamaja filloi të vuante nga ndërlikimet që kishin të bënin me shtatzëninë.

E lindur më 15 qershor në Rajasthan të Indisë, vajza nuk pritej se do të arrinte të mbijetonte në këtë botë, transmeton Indeksonline.

“Organet e pazhvilluara dhe këmbët e madhësisë së një tabloje, nuk ka gjasa që të mbijetojë”, ishte thënë në fillim.

Por pavarësisht, mosmarrëveshjeve, Manushi, besohet të jetë fëmija më i vogël në botë që ka arritur të mbijetojë .

Nëna e saj, Seeta, tha se fëmija e saj është mrekulli.

“Ajo vetëm ka luftuar dhe luftuar pavarësisht asaj që po ndodhte”, ka thënë ajo.

Edhe pse ka mbijetuar, mjekët paralajmëruan se kishte vetëm 0.5 përqind shanse për të mbijetuar pa dëmtime të trurit./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img