Ivanoviq u vra gjatë disa të shtënave që u zhvilluan mëngjesin e sotëm në veri. Mbi të thuhet se u gjuajt derisa po hynte në zyrat e partisë.
Sipas informatave jozyrtare, Ivanoviqi u transportua menjëherë në spital, derisa rrugës nuk iu rezistoi plagëve dhe ndërroi jetë. Ndihma urgjente u thirr nga një fqinjë që ishte duke shkuar për të blerë bukë.
Sipas Ksenija Bozovic nga GI SDP, policia gjeti tre predha para zyrës. Ndërsa sipas dëshmitarëve, një njeri i panjohur, deri më tani edhe për policinë, ka gjuajtur drejt tij.
Ky nuk ishte sulmi i parë ndaj tij. Në vitin 2017 atij iu dogj vetura në qendër të Veriut.
Oliver Ivanoviç lindi më 1 prill 1953 në fshatin Rznic afër Deçanit. Ai mbaroi shkollën fillore dhe shkollën inxhinierike mekanike në Mitrovicë. Ishte pionier i Akademisë Ushtarake në Zagreb, por u largua pas tre vjetësh. Ai u diplomua nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Mitrovicë, po ashtu u diplomua edhe nga Fakulteti i Ekonomisë në Prishtinë.
Ka punuar në kompaninë transportuese të Mitrovicës