18,11,2024

Amerika paralajmëroi për trazira në veri, dy ditë para se të vritej Ivanoviq

Must Read

Veç dy ditë pasi DASH alarmoi mbi gjendjen e sigurisë në Veri të Kosovës, ndodhi vrasja e Oliver Ivanoviqit.

Amerika lajmëroi qytetarët e saj që të kenë kujdes të shtuar në Kosovë, posacërisht në Veri për shkak të terrorizmit.

Dhe kjo ndodhi.

Paralajmërimet e shtetit më të fuqishëm në botë, dolën të vërteta. Megjithatw, nuk dihet nwse Amerika e kishte pwr synim paralajmwrimin e vrasjes sw liderit tw SDP-së.

Në një raport të Departamentit Amerikan të shtetit që mban datën 10 janar, përmenden komunat veriore të Kosovës të banuara më shumicë serbe si zona me shkallë të shtuar të rrezikut.

Në paralajmërim thuhet se “grupet terroriste vazhdojnë të planifikojnë sulme të mundshme në rajonin e Ballkanit, duke përfshirë Kosovën.

Terroristët mund të sulmojnë me pak ose pa paralajmërim, duke synuar zonat turistike, qendrat e transportit, tregjet dhe qendrat tregtare, objektet e qeverisjes vendore, hotelet, klubet, restorantet, vendet e adhurimit, parqet, ngjarjet kryesore sportive dhe kulturore, institucionet arsimore, aeroportet dhe zona të tjera publike. Përveç kësaj, dhuna e motivuar politikisht ndodh në të gjithë Kosovën”.

DASH-i thekson se “tensionet brenda dhe ndërmjet komuniteteve vazhdojnë të nxisin dhune, demonstrata dhe trazira të tjera në Mitrovicën e Veriut, Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan.

Ndonëse trazirat e fundme të motivuara politikisht, nuk dhe nuk kanë përfshirë turistët apo pjesëtarët e komunitetit ndërkombëtarë, kalimtarët mund të preken nëse ndodhin incidente të dhunshme”.

Nuk ka pasur ndonjë shpjegim për kohën dhe arsyet e këtij paralajmërimi që është lëshuar në një periudhë kur Kosova përballet me tensione politike në prag të shënimit të dhjetë vjetorit të pavarësisë së saj që vazhdon të kundërshtohet nga Beogradi dhe aleatja e saj Rusia.

Veriu i Kosovës vazhdon të jetë zonë e kundërshtimit më të madh të pavarësisë së Kosovës dhe shtrirja e sovranitetit të Prishtinës është pjesë e një procesi të gjatë bisedimesh me Serbinë.

Në dhjetor 2017, një grup deputetësh hodhi nismën për shfuqizimin e Gjykatës ë Posaçme që do të trajtojë pretendimet për përfshirjen e ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime të luftës dhe të pasluftës, duke sfiduar marrëdhëniet e Kosovës me aleatët e saj kryesor që paralajmëruan për pasoja të rënda nëse ndodhë shfuqizimi i gjykatës.

Kosova po ashtu përballet që nga viti 2012 me dukurinë e përfshirjes së qytetarëve të saj në luftërat në Lindjen e Mesme.

Ndonëse gjatë dy viteve të fundit numri i përpjekjeve për të shkuar atje ka rënë, edhe më tej në zonat e konfliktit besohet se janë rreth 140 qytetarë të saj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img