Për të shmangur problemet me zorrët është mirë të konsumoni shumë fibra, probiotikë, si dhe disa fermente laktike dhe të shmangni stresin. Shpeshherë, këto metoda janë të mjaftueshme për t’i zgjidhur problemet.
Nëse i keni zorrët delikate duhet t’i kushtoni shumë vëmendje këtij problemi. Ushqehuni me probiotikë që të ruani florën bakteriale dhe me fibra për të lehtësuar procesin e tretjes. Si fillim mësoni t’i përtypni mirë ushqimet.
Barku është i mbushur me qeliza nervore, madje ka aq shumë saqë, shpeshherë, quhet edhe truri i dytë. Në të vërtetë, ai është i lidhur vazhdimisht me trurin dhe për këtë arsye është shumë i ndjeshëm ndaj gjendjes shpirtërore. Megjithatë, stresi nuk ndikon shumë tek ai. 90% e serotoninës, hormonit të kënaqësisë, vjen pikërisht nga zorra e hollë, transmeton Telegrafi.
Kujdesuni për zorrët
• Duke i përtypur sa më mirë ushqimet. A nuk mendoni se të shijosh për një kohë të gjatë ushqimin vlen më tepër se çdo dietë? Përtypja ndihmon tretjen dhe shmang fryrjet.
• Duke u dhënë më shumë rëndësi ushqimeve që janë lehtësisht të tretshme. Sistemi i tretjes i përzgjedh ushqimet. duke kthyer në ushqim të gjitha ato që mund të treten në mënyrë normale dhe hedh poshtë ushqimet që nuk mund t’i tresë. Pra, zgjidhni ushqime të thjeshta për t’u tretur, si: proteina, sheqerna të ngadalta dhe jo yndyrat apo sheqernat e shpejta.
• Duke konsumuar në mënyrë të mjaftueshme fibra ushqimore që e lehtësojnë shumë tret jen. Shpeshherë, gjatë vakteve nuk konsumojmë shumë fibra edhe pse roli i tyre është i domosdoshëm. Edhe pse nuk kanë vlera ushqyese, ato shtojnë vëllimin e ushqimit dhe, duke qenë se kanë veti përthithëse, thithin shumë ujë. Ato stimulojnë kontraktimet e zorrëve, ndihmojnë aktivitetin bakterial dhe rrisin ndjesi në e ngopjes.
Rekomandohet të konsumojmë rreth 30 gramë fibra në ditë, të cilat gjenden në mënyrë të veçantë tek ushqimet bimore. Bishtajoret përmbajnë shumë fibra, në krye të listës qëndrojnë fasulet, qiqrat, thjerrëzat dhe bizelet. Të tjera mund të përmendim karotën, pataten, lakrën jeshile dhe domaten. Nga frutat përmendim mollën, luleshtrydhen, bananen ose frutat e thata, si bajamja dhe arra.
• Duke u ushqyer me probiotikë që pasurojnë florën e zorrëve: ushqimeve mund t’u shtojmë maja ose baktere, si kos 0% yndyrë ose drithëra që lehtësojnë tretjen. Ato u bashkohen baktereve të tjera të zorrëve duke ndihmuar florën intestinale (e zorrëve) dhe duke e mbrojtur atë nga substancat e huaja.
Kurat
Shpeshherë, femrat vuajnë nga koliti, sidomos përpara ciklit menstrual ose kur ndryshojnë klimën, kur udhëtojnë etj. Në raste të tilla duhen shmangur perimet që fermentohen, si: lakra, angjinarja, preshi, speci etj. Perimet duhen të hahen të grira ose të ziera. Nuk është mirë që në çaste të tilla të pimë pije me gaz.
Duhen shmangur gjithashtu edhe ushqimet që favorizojnë formimin e sekrecioneve të tëmthit (kafja, çokollata, pijet alkoolike), si dhe ushqimet e yndyrshme që shkaktojnë fryrje. Disa barna popullore, si çajet e ndryshme mund të kenë shumë efekt. Nëse keni dhembje barku, vendosni një shishe ose një jastëk të ngrohtë në pjesën e sipërme të barkut.
Higjienë e rreptë
Për të shmangur problemet me zorrët duhet të respektojmë disa rregulla elementare higjiene. Mos i lini ushqimet që keni blerë më shumë se gjysmë ore brenda bagazhit të makinës. Shikoni datën e skadimit. Pasi keni ngrënë. futini ushqimet menjëherë në frigorifer. Mësoni të hidhni gjëra poshtë! Ushqimet që mbeten pa ngrënë mos i konservoni pas dy ditëve. Përpara se ta ngrini ujin, shpëlajeni mirë ngrirësen. Lajini mirë duart përpara se të filloni të gatuani dhe të hani.