06,05,2024

Kosova kundër gjigantit botëror – Polonisë

Must Read

Pa shpresë për kualifikim, por me synim për të ngritur nivelin, përfaqësuesja e Kosovës në hendboll të enjten ka udhëtuar për në Portugali.

Në qytetin portugez Povoa de Varzim, hendbollistët e Kosovës prej së premtes (sot) deri të dielën i luajnë tri ndeshjet e fazës së parë të kualifikimeve evropiane për botërorin që vitin tjetër mbahet në Danimarkë e Gjermani.

Vetëm fituesi i grupit kalon tutje, përkatësisht kualifikohet për fazën e plejofit, ndërsa Kosovës nuk i jepen shpresa në grupin e katërt ku janë edhe Polonia, Portugalia e Qipro, shkruan sot Koha Ditore.

Ndeshja e parë, që luhet të premten (sot) nga ora 18:15, vlerësohet më e vështira për Kosovën. Përballë hendbollistëve të përzgjedhësit Taip Ramadani do të jetë Polonia, që vlerësohet lart në hendbollin evropian dhe që befasisht ka mbetur jashtë Evropianit, që po të premten (sot) nis në Kroaci.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img