15,09,2025

Kryetari Aliu, priti në një takim krerët e Bashkësisë Islame në Ferizaj

Must Read

Ferizajpress.11.01.2018. Kryetari i Komunës, Agim Aliu, këtë të enjte ka pritur në një takim edhe drejtuesit e këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj, në krye me kryetarin Bujar Hasanin, i cili shoqërohej edhe nga bashkëpunëtorët e tij.
Me këtë rast këta të fundit e kanë uruar kryetarin Aliu, për postin e të parit të komunës dhe kanë thënë se do të bashkëpunojnë ngushtë në çështje të caktuara me kryetarin dhe komunën e Ferizajt.
E nga ana tjetër numri një i qytetit të Ferizajt, Agim Aliu, ka falënderuar këta të fundit për vizitën e bërë, ndërsa ka premtuar se do të kenë edhe bashkëpunim të mirë në këto katër vite të qeverisjes lokale.
Ky takim ishte i parë i këtij lloji në mes kryetarit Aliu dhe drejtuesve të Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img