20,07,2025

Drejtoria e Urbanizmit në Ferizaj pezullon lejet e ndërtimit (Dokument)

Must Read

Ferizaj.10.01.2018. Drejtori I Urbanizmit në Ferizaj, Lulzim Aliu, ka filluar pezullimin e lejeve ndërtimore.
Sipas Aliut këto janë pezullime të punimeve deri në konstatimin e gjendjes nga inspektorët se a  janë përmbajtur investitorët kritereve të ndërtimit të parapara me lejet e ndërtimit.
Me këtë urdhëresë Drejtori Aliu ka obliguar inspektorët që të përcjellin zbatimin e pezullimit të punimeve nga kompanitë.
Bëhet e ditur se këto janë vetëm pezullime të përkohshme e jo konstatim i parregullsive ligjore, deri sa organet kompetente të vërtetojnë gjendjet e lejeve dhe zbatimin e tyre apo edhe tejkalimet eventuale të lejeve të ndërtimit.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohet një 14 vjeçar, i konfiskohet një armë zjarri dhe një sprej

Ferizaj, 19 korrik 2025 Më datë 19.07.2025, rreth orës 00:10, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img