Ferizaj.09.01.2018. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu gjatë ditës së sotme ka pritur në takim zv.ministrin e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Florent Hoxha.
Në këtë takim u bashkërenduan idetë e bashkëpunimit në mes institucioneve përkatëse si dhe iniciativat që mund të ndërmerren në sfera të ndryshme të qeverisjes.
Zv.Ministri Hoxha theksoi se institucioni që përfaqëson ka gatishmërinë për të ndihmuar Komunën e Ferizajt në proceset që janë pjesë e kompetencës së saj.
Ndërkaq duke falenderuar për mbështetjen e ofruar, kryetari Aliu vuri theksin tek toleranca ndëretnike që është ndër virytete kryesore të qytetarëve ferizajas, që e bën më të lehtë realizimin e projekteve të tilla në Komunën e Ferizajt.