22,04,2025

Presidenti bën presion për Demarkacionin: Ta ratifikojmë këtë muaj

Must Read

Derisa Komisioni i ri Shtetëror për Përcaktimin e Vijës Kufitare thotë se me marrëveshjen e arritur mes dy vendeve Kosova humb territor është Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, i cili thotë se Marrëveshja është e drejtë dhe ajo duhet të ratifikohet.

“Kushti i Bashkimit Evropian për Kosovën ka qenë i padrejtë, por edhe mosratifikimi i kësaj marrëveshje nga Kuvendi i Kosovës është i pajustifikueshëm. Prandaj, muaji janar është momenti i fundit që ne të gjejmë një konsensus dhe të ratifikojmë këtë marrëveshje. Vetëm atëherë i japim fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Presidenti Thaçi për Indeksonline.

Thaçi së fundi pati deklaruar se çështja e demarkacionit nuk duhet vonuar më dhe se i duhet dhënë zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të hapen rrugët e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

1 muaj paraburgim ndaj të miturit i dyshuar për veprën penale vrasja e rëndë

Ferizaj, 21 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img