08,06,2025

Kryetari Aliu takohet me zëvendësministrin Grainca, bisedohet pêr rritjen e buxhetit për investime kapitale

Must Read

Ferizaj.05.01.2018. Sot Kryetari Aliu, pati një takim miqësor e institucional me zëvendësministrin e Financave z. Mustafa Grainca, me të cilin biseduan lidhur me mundësinë e rritjes së buxhetit në kategorinë e investimeve kapitale, nëpërmjet finanicimit shtesë për projektet e vitit 2017, të cilat kan mungesë të mjeteve financiare, dhe në të njejtën kohë të zvoglohet masa buxhetore si obligim, i trashëguar nga qeveria e kaluar.
Kryetari Aliu, gjithashtu kërkoj që Ministria e Financave të vazhdoj përkrahjen në financimin e projekteve të reja investimore, sepse vetëm kështu , me këtë lloj bashkëpunimi do të përshpejtojmë realizimin e pritjeve tona të planifikuara në të gjitha segmentet institucionale, në dobi të ngritjes së mirëqenies qytetare.
Në fund Kryetari Aliu, nëpërmjet zëvendësministrit Grainca, falenderoj Ministrin Bedri Hamza, për përkrahjen e dhënë, Komunës së Ferizajt, duke gjetur mundësinë e futjes në buxhetin e vitit 2018, të projekteve të rëndësishme infrastrukturore, e të cilat kalojnë vlerat milionshe.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Banorët e Manastircit alarmojnë: Shtyllat e dëmtuara të rrymës po rrezikojnë jetën — kërkohet ndërhyrje urgjente nga KEDS

Manastirc, Ferizaj — 6 qershor 2025 Banorët e fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajt janë të shqetësuar për situatën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img