26,11,2024

Reagojnë enveristët: Z.Delawie dhe Z.Oconel më parë do të ishte e nevojshme një gjykat speciale për Serbinë,UNMIK-un dhe EULEX-in e ndoshta më pastaj edhe për Kosovën.

Must Read

Lëvizja popullore shqipëtare për kultivimin e veprës revolucionare të shokut Enver Hoxha

Reagim
Z.Delawie dhe Z.Oconel më parë do të ishte e nevojshme një gjykat speciale për Serbinë,UNMIK-un dhe EULEX-in e ndoshta më pastaj edhe për Kosovën.

Dyzet e tre nënshkrimet e deputetëve të parlamentit të Kosovës me kërkesën për shfuqizimin e gjykatës speciale,e ngriten në alarm Z.Delawie ambassador I SHBA-së në Kosovë, Z.Oconel ambasador I mbretërisë së bashkuar dhe një pjesë të politikës dhe shoqëris civile në Kosovë.
Z.Delawie e quajti iniciativen të turpshme dhe thikë pas shpine për SHBA-në kurse Z.Oconel ditë të zezë dhe më të rëndë për Kosovën që nga paslufta.
Këta dy diplomat që ishin përfaqësues te dy shteteve të cilat e përbënin boshtin e intervenimit ushtarak kundër hegjemonizmit serb në Kosovë. Që nga paslufta e këndej çdo veprim të kosovarëve që është në shpërputhje me vullnetin e tyre pa hezitim e shoqërojnë me kërcënim duke thënë indirekt, ne ju shpëtuam nga Serbia dhe në qoftë se nuk na përfillni, ne tërhiqemi dhe Serbia është prap këtu.
Z.Delawie respekt për shpëtimin e shqipëtarëve nga makineria vrastare e Milosheviqit por për ne nuk do të kishte vlerë sikur nga një makineri shtypëse të kalonim në një tjetër. Për ne kosovarët ka qenë I padrejtë nga ana e diplomacisë suaj nxjerrja e një presidente që doli nga zarfi diplomatic duke shpërfillur kështu vullnetin e 2 milion kosovarëve me gjithëatë kosovarët e gëlltitën këtë për hirë të shërbimit historik nga SHBA-ja. Kurse tani nuk po mund ta godasin vetëveten me kërbaqin që e mbajnë në duart e tyre.
Kurse Z.Oconel duhet ta dijë se ndryshe nga ç’mendon ai dita më e rëndë për shqipëtarët ishte Marsi I vitit 1913 kur në Londër me gërshërët e diplomacisë katër cipërish u coptua Shqipëria. Sikur të mos kishte ndodh ajo masakër antishqipëtare, sdo të kishte pasë nevoj për intervenim ushtarak në Kosovë. Pse ju zotërinjë nuk brengosni për gjenocidin serb në Kosovë, për sundimin e vrashtë të UNMIK-ut dhe për krimet tepër të rënda të EULEX-it tani më botërisht të dëshmuara, me akuza të paqena dhe gjykime të padrejta që është mision I krijuar, mbështetur dhe mbikqyrur nga ju por merreni vetëm me disiplinimin e shqipëtarëve, apo ndoshta dëshironi që këta të lënduarit ti zhdukni fare që të mos flasin më.
Filozofi romak Epikteti patë thënë: skllavopronari mund ta detyroj fizikisht skllavin por në asnjë rrethan smund t ia rrëmbejë lirin e të menduarit. Mos vallë ndoshta për ju liri demokraci dhe perspektiv është që të gjithë të mëndojnë me kokën tuaj. Është nja maksim filozofike ku thuhet mud tu mbroj nga të tjrët por jo edhe nga vetëvetja ime.
Zhurmës kundër kësaj iniciative të krahut luftarak, me tërbim maksimal ju bashku edhe një pjes e politikës dhe shoqërisë civile janë pikërisht ato forca të cilat shpresojnë në përmbytje të garniturave politike që mund të vijnë nga faktori ndërkombëtarë dhe ata ti kthjnë prej kërmijve në pozitën e pamerituar të luajve të vendimarrjes. Janë pikërisht ato forca të cilat kur Kosova digjej flakë dhe kur jasharajt I numëronin kufomat e shkaktuara nga terrori serb ata I numronin votat për të ndërtuar pushtetin nën pushtimin serb.
Edhe ata që do të pretendojnë se ne kundërshtuam atëher dhe si për inat nxjerrin lojra për të mos kundërshtuar sot dëshmojnë se nuk kanë qëndrim atdhetar por ndërskamsa politike me prapavijë grabitjen e pushtetit.
Paralajmërimi se Kosova do të ketë izolim ndërkombëtarë dhe rrëshqitje nga mbrapa për ne është e pakuptimtë se çfarë privilegje kanë shqipëtarët që do të mund ti humbin përveq udhëheqjeve të tyre, ata edhe ashtu janë më të izoluarit dhe më të prapambeturit në rajon dhe Evrop. Kosova është I vetmi vend në Evropë që është I mbyllur si në Karantinë.

Me respekt LPSH-KVE
Remzi Hasani

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img