27,11,2024

HIB Petrol taksapaguesi më i madh në buxhetin e Kosovës

Must Read
Ferizaj. 30.12.2017. Kompanitë më të fuqishme në Kosovë edhe gjatë këtij viti i kanë paguar shtetit miliona euro taksa.

Vetëm HIB Petrol, që drejtohet nga Ibrahim Bucaliu, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës derdhi në buxhetin e Kosovë mbi 75 milionë euro dhe del të jetë taksapaguesi më i madh në vend.

Kjo kompani e derivative, sikur edhe një vit më parë, u prinë top 10 importuesve më të mëdhenjtë për vitin 2017.

Se tregu i derivateve është më i leverdishme në vend e tregojnë edhe të dhënat e importit deri në muajin dhjetor të këtij viti, të cilat e radhisin kompaninë, po ashtu të derivateve “Lab-oli” të dytën për nga kontributi në buxhet.

Kjo kompani ka paguar 48 milionë euro taksa, e pasuar nga Tobacco Holding Group, me 46 milionë. Kurse, kompania Al Petrol ka paguar taksa në vitin 2017 mbi 45 milionë. Më pak se 45 milion taksë i paguan shtetit “Buçaj” “Prima tobacco”, Ex Fis e Elkos.

Të fundit në këtë renditje janë “Petrol Company”, “Gekos”, “Patroni” e disa kompani tjera që kanë derdhur në arkën e shtetit nga 12 milionë, gjegjësit 5 milionë euro për gjatë tërë vitit 2017.

Gjithashtu, duhet theksuar se për kompaninë HIB Petrol tashmë kjo është bërë një traditë, pasi viteve të fundit, ajo vazhdon të jetë në krye të listës së tatimpaguesve më të mëdhenjtë në vend.

Kompania Hib Petrol në vitin e kaluar po ashtu ishte shpallur tatim paguesi më i madhe, duke derdhur në arkën e shtetit mbi 60 milionë euro.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img