27,12,2024

Shoqëria civile: Ngritja e aktakuzës ndaj ish-drejtorit reflektim i drejtësisë

Must Read

Ferizaj.30.12.2017. Njoftimi se Prokuroria Themelore e Ferizajt, ka ngritur aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit Faik Grainca dhe dy personave të tjerë, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar që ndërlidhet me vlerësimin dhe rivlerësimin e ankesave të qytetarëve nga Komisioni Komunal për ankesa në Planin Zhvillimor Komunal, u mirëprit nga shoqëria civile në Ferizaj. Sipas tyre ky është një sinjal se organet e drejtësisë kanë nisur të veprojnë karshi shkelësve të ligjit, pavarësisht funksioneve.

“Veprimet e shtetit çdo herë duhet t’i marrim në mënyrë pozitive, përkundër që për qytetarë është me rëndësi edhe për këtë vepër penale përkundër që a shpallen të fajshëm apo të pafajshëm është që a mund të sanohet dëmi, në rast se nuk mund të sanohet dëmi kemi një veprim të institucioneve edhe pse është i vonshëm, por megjithatë ka vepruar shteti, por në momentin që nuk mund të sanohet dëmi për qytetarët nuk mund të jetë e ndonjë rëndësie të madhe, në gjuhën juridike pushteti represiv në çdo kohë kur konstatohet se ka shkelje ligjore ose elemente të veprës penale normalisht që shteti çdo herë duhet të veproj, kjo është që e krijon një siguri tek qytetarët dhe krijon siguri në vija të gjatë për të ardhmen e qytetarëve pa marrë parasysh se a janë zyrtarë shtetëror, a kanë ndikim apo jo, shteti çdo herë duhet të veproj, kur çdo çështje bëhet me vepër penale ajo kurdoherë do të dalë dhe unë po besoj dhe po e shoh që shteti është duke filluar të marr veprime ndaj personave që janë duke bërë vepra penale”,tha opinionisti Gazmend Rexhepi.

“Organizata INPO ka pasur informata për kallëzimet penale që janë bërë ndaj zyrtarëve të caktuar dhe ne besojmë që çdo punë e gjyqësorit për të ngritur dhe zbardhur raste të caktuara në vendin tonë është një punë e mirë nga ana e gjyqësorit, ne besojmë që pafajësia e secilit duhet të ekzistoj deri në rastin që ai vërtetohet i fajshëm ose jo nga gjyqësori, por ne besojmë që gjyqësorit duhet të lihet hapësirë që ata të punojnë dhe të vërtetojnë fajin ose pafajësinë e dikujt të caktuar, gjyqësori si ka funksionuar deri tani mund të themi më së miri kur marrim raportet ndërkombëtare dhe mund të shihet se çka është duke ndodhur me gjyqësorin dhe vendin tonë. Ne konsiderojmë që rolin më të madh në një shoqëri demokratike e ka një gjyqësori efektiv, në rast se një gjyqësor do të filloj të punoj më shumë do të bëjë që qytetarët të besojnë në të gjitha institucionet e tjera” tha Shpend Mustafa nga INPO.

Rexhepi dhe Mustafa, konsiderojnë se ky veprim i drejtësisë është një pasqyrë e mirë edhe për zyrtarët tjerë, të cilët mund ta keqpërdorin detyrën zyrtare.

“Këtu ka diçka pozitive, pasi kjo mund të jetë lajm pozitiv edhe për zyrtarët e tjerë, pasi është pasqyrë për të tjerët dhe pushtetarët e rinj, unë kisha inkurajuar qytetarët dhe shoqëritë civile që të monitorojnë dhe aty ku ka elemente të veprës penale t’i drejtohen drejtësisë”,tha Rexhepi.

“Është e mirë nëse shikohet se gjyqësori po punon dhe po tenton që të shikoj dikush mos është duke shkelur rolin që e ka, kjo është një punë e mirë nga gjyqësori që të ngritë vetëdijen që ata janë duke punuar dhe janë aty për të shikuar se mos dikush po e shkel ligjin “, tha Mustafa.

Ndaj ish-drejtorit Grainca dhe 13 zyrtarëve tjerë komunal ishte ngritur kallëzim penal në shtator të këtij viti, për falsifikim të nënshkrimeve të banorëve që jetojnë përgjatë rrugës “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img