08,11,2025

Komuna e Ferizajt do të bashkëpunojë ngushte më Organizatën e Veteranëve të Luftës

Must Read

Ferizaj.29.12.2017. Gjatë paradites së sotme, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga drejtori i arsimit Bashkim Hyseni dhe drejtori i bujqësisë Burim Bajrami, ka pritur në një takim kryesinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me këtë rast kryetari Aliu, është shprehur se do të bashkëpunojë ngushte me këtë kategori, por edhe me kategoritë tjera të dala nga lufta e UÇK-së.
E nga ana tjetër Rafiz Sejdiu, kryetar i OVL-së së UCK-së Rafiz Sejdiu së bashku me kryesinë e ti e ka uruar kryetarin Aliu, për detyrën e re, duke thënë se kjo organizate do ti ofrojë bashkëpunim edhe në realizmin e shumë projekteve që kanë të bëjnë me kategoritë e dala nga lufta.

Ishte ky takimi i parë i këtij lloji mes kryetarit Aliu dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img