11,09,2025

Moti befason sërish, këto janë temperaturat për vikend

Must Read

Nga dita e premte një front i ftohtë nga veriu i kontinentit do të kalojë mbi rajonin tonë, që në fundjavë do të sjellë kushte për reshje bore, e në vise të ulëta edhe me shi.

Temperaturat e ajrit gradualisht do të fillojnë të rriten. Minimalet do të luhaten nga -8C deri -2C, e ato maksimale nga -1C deri në 4C, në fundjavë, e javën e ardhshme do të rriten deri në 8C.

Të shtunën me kalimin e frontit të ftohtë, do të mbajë mot i ftohtë dhe me erë, kryesisht me vranësira. Kohë pas kohe priten reshje bore, e gjatë ditës me rritje të temperaturave mbi 0C, mund të përzien edhe me reshje shiu. 

Të reshurat nuk do të zgjasin shumë, sepse nga dita e diel rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu do zëvendësojnë masat e ftohta ajrore, që në fillim të javës së ardhshme do të kushtëzojnë mot më të butë dhe intervale më të gjata me diell.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img