11,09,2025

Dy të maskuar vjedhin ari dhe plagosin shitësin në Ferizaj (VIDEO)

Must Read

Dy persona të maskuar kanë hyrë në një argjendari në qytetin e Ferizajt ndërsa nën prezencën e pronarit të saj, kanë plaçkitur një sasi të arit.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ndërsa ka shtuar se një person në cilësinë e punëtorit të kësaj argjendarie, ka mbetur i plagosur.

Gashi bëri të ditur, se personat e maskuar janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është duke vazhduar procedurat e mëtejme për zbardhjen e këtij rasti dhe kapjen e të dyshuarve.

Rasti mësohet se ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img