29,04,2024

Ipko shqyrton largimin nga Kosova

Must Read

Drejtori i Përgjithshëm i IPKO-s Robert Erzin i është drejtuar kryeministrit të vendit, Ramush Haradinajt me një letër në të cilën i ka thënë se po e informon për keq menaxhimin e mjedisit të komunikimeve elektronike në Kosovë.

“Unë po ju shkruaj në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të IPKO-s, me qëllim që t’ju informojë si kryeministër i sapozgjedhur për keq menaxhimin e mjedisit të komunikimeve elektronike në Kosovë nga institucionet tuaja, në veçanti për keq menaxhim nga Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP)”, thuhet në letrën e Erzin, që mbanë datën 11 tetor 2017 të cilën e ka siguruar Insajderi.

Erzin shkruan në letrën drejtuar Haradinajt, se arsyet kryesore të kësaj gjendje janë sjellja e ARKEP-it karshi Ipko-s dhe në raport me skandalin Vala- ZMobile.
“Serioziteti i situatës mund të rezultojë që investimi më i lartë slloven në Kosovë të tërhiqet nga tregu”, ka shkruar ai./Insajderi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img