12,01,2026

Ferizaj i Bylbyl Sokolit ‘ndez luftën’ në Ligën e Parë (FOTO)

Must Read

Ky edicion i Ligës së Parë pritet të jetë jashtëzakonisht interesant. Janë disa skuadra që kanë mbledhur forcë organizative e financiare me qëllim që ta ‘zënë’ trenin për Vala Superligë.
KEK-u, Vushtrria, Ballkani, Onix, Ferizaj e Fushë Kosova do të bëjnë çmos që të sigurojnë dy vendet e para që dërgojnë direkt në Superligë e nëse nuk e arrijnë këtë, atëherë vendin e tretë ose të katërt që siguron barazhin.

KEK-u, Vushtrria, Ballkani, Onix, Ferizaj e Fushë Kosova do të bëjnë çmos që të sigurojnë dy vendet e para që dërgojnë direkt në Superligë e nëse nuk e arrijnë këtë, atëherë vendin e tretë ose të katërt që siguron barazhin.

Në këtë drejtim, KEK-u i ka punët më së miri, teksa Vushtrria është ofruar dukshëm bashkë me Ballkanin, sikurse Onixi që ka pasur paraqitje mjaft të mira.

Ndërkohë, luftën pritet ta ndezë tashmë edhe Ferizaj që ka një paramarrëveshje me trajnerin Bylbyl Sokoli, qëllimi i të cilit është Superliga, shkruan Gazetasheshi.com.

Ferizaj bashkë me Fushë Kosovën synojnë të jenë sa më lartë. Kjo ka bërë që stinori pranveror në Ligën e Parë të jetë tejet interesant dhe i paparashikueshëm.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img