23,12,2024

Kosova nënshkruan protokollin për Bashkëpunim Zhvillimor me Qeverinë gjermane

Must Read

04.12.2017. Në Ministrinë e Financave janë mbajtur sot Konsultimet mbi Bashkëpunimin për Zhvillim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë,  të cilat kishin për qëllim promovimin e mëtejshëm të zhvillimit ekonomik dhe social të Republikës së Kosovës drejt integrimit në BE.

Delegacioni i Republikës së Kosovës u kryesua nga ministri i Financave Bedri Hamza, ndërsa delegacioni i i Republikës Federale të Gjermanisë kryesohej nga Heike Backofen-Warnecke, Zëvendësshefe e Divizionit për Evropën Juglindore dhe Lindore, Kaukazi i Jugut, si dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovës Christian Heldt.

Konsultimet u zhvilluan në një atmosferë të hapur të bashkëpunimit konstruktiv. Ato u mbajtën për të shkëmbyer bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe zhvillimet aktuale në fushat prioritare:  Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik, Demokracia, Shoqëria Civile dhe Administrata Publike, si dhe Energjia.

Këto konsultime kishin për qëllim përgatitjen e negociatave bilaterale të planifikuara për gjysmën e dytë të vitit 2018.

Me këtë rast, ministri i Financave Bedri Hamza dhe zëvendësshefja e Divizionit për Evropën Juglindore dhe Lindore, Kaukazi i Jugut në Qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë, Heike Backofen-Warnecke, e nënshkruajtën protokollin e këtyre konsultimeve për Bashkëpunimin për Zhvillim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë.

Të dy palët u pajtuan që Negociatat e ardhshme mbi Bashkëpunimin për Zhvillim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë do të mbahen në Kosovë (deri në fund të vitit 2018).

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img