11,09,2025

Ministri Bedri Hamza priti në takim shefen e Ambasadës së Luksemburgut Anne Dostert

Must Read

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim shefen e Ambasadës së Luksemburgut Anne Dostert, të cilën e falënderoi për kontributin dhe bashkëpunimin e saj të ngushtë me Institucionet e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e Kosovës nga shteti i Luksemburgut, si dhe shprehi bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Ministri Hamza e njoftoi Shefen e Ambasadës së Luksemburgut Dostert për të arriturat gjatë këtij 3 mujori, për planet dhe strategjitë për vitin 2018, për Buxhetin e vitit 2018, si dhe për prioritetet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal, si dhe për përkushtimin në fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend.

Ndërsa, shefja e Ambasadës së Luksemburgut Anne Dostert e falënderoi Ministrin Hamza për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e shtetit të saj për zgjerimin e bashkëpunimit me Kosovën në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.

Ministri dhe Ambasadorja diskutuan gjithashtu edhe për rëndësinë e nënshkrimit të Marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë ndërmjet dy vendeve, gjë që dëshmon për thellimin e bashkëpunimit edhe më të madh në mes të dy shteteve tona, në raporte diplomatike, motivim të investimeve në dy shtetet, shkëmbimin e përvojave për dy administrata tatimore.  Po ashtu u bë e ditur se kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet së shpejti në Luksemburg.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img