26,11,2024

KQZ certifikon rezultatet për 37 Kuvende Komunale

Must Read

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së sotme ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për 37 Kuvendet Komunale që u mbajtën më 22 tetor

Sipas KQZ-së, në rezultate nuk përfshihen ato nga zgjedhjet për Kuvend Komunal të  Vushtrrisë pasi në Gjykatën Supreme nuk ka përfunduar akoma vendosja lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion.

Gjatë kësaj mbledhjeje, u shpallën  edhe rezultatet përfundimtare të balotazhit për kryetar në 17 komuna si dhe ato të rivotimit për Kryetar të Parteshit.

Rezultatet Përfundimtare të raundit të dytë u shpallën për këto komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri dhe Malishevë.

Në këto rezultate përfundimtare nuk përfshihen ato të raundit të dytë për Kryetar të Istogut dhe Kllokotit, pasi nuk ka përfunduar vendosja lidhur me çështjen e ankesave.

KQZ shpalli edhe rezultatet e rivotimit për Kryetar të  Parteshit, që u mbajt më 19 nëntor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img