Në media shpesh është thënë se Praljak ka diplomuar ne tre fakultete në Zagreb – elekotroteknikën e kishte kryer në vitin 1970, filozofinë më 1971 ndërsa Akademinë e Arteve më 1972.
Për Ish-gjeneralin kroat i cili sot bëri vetëvrasje në seancë gjyqësore derisa iu lexua dënimi për 20 vitesh për krimet e kryera të luftës në Bosnje, kanë reaguar shumë politikanë kroatë dhe të huaj, shkruan Express.
Kryeministri kroat ka thënë se vetëvrasja e gjeneralit në Hagë tregon se u bë padrejtësi ndaj 6 kroatëve të tjerë të akuzuar në Tribunalin e Hagës për po të njëjtën çështje.
Praljak u dënua me 20 vjet burg për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civilëve në Mostar të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Praljak është një ndër 6 kroatët që po gjykohen në Tribunalin e Hagës, për krime luftë në Bosnje e Hercegovinë. Ai i ishte bashkuar ushtrisë kroate vullnetarisht kur nisi lufta në Jugosllavi në vitin 1991, kur edhe formoi të cilit iu bashkuan edhe artistë dhe intelektualë kroatë.