Deputeti i Vetëvendosje,Faton Topalli, përmes një postimi në Facebook, ka uruar qytetarët me rastin e festës së flamurit kombëtar.
Postimi i plotë:
Urime dita e Flamurit dhe e pavarësisë së Shqipërisë!
Dje dhe sot shumë eufori, shumë simbole në rrjet, shumë urime. Vendi ynë i izoluar dhe me viza, me Gjykatë Speciale, EULEX dhe KFOR ka arsye për të festuar sepse ishte edhe më keq. Mua më vjen të qaj kur krahasohem me të tjerët. Dhe ndjej nevojë për më shumë shtet, më shumë dinjitet, më shumë pavarësi më shumë angazhim…