17,11,2024

Nga pakujdesia e punëkryesëve pësojnë qytetarët

Must Read

Ferizaj.27.11.2017. Punimet që po kryhen nëpër rrugë shumë herë po paraqesin rrezik për qytetarët e sidomos për drejtuesit e makinave. Këto pjesë të rrugës janë bërë të rrezikshme sidomos kur ka të reshura dhe ato mbulohen me ujë dhe janë të padukshme për drejtuesit e makinave.

Një rast i tillë ka ndodhur sonte në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani” ku një drejtues makine ka rënë viktimë e këtyre punimeve të papërgjegjshme.

Drejtuesi i makinës i ka thënë Ferizajpress-it se ky është rasti i dytë brenda këtij muaji ka pësuar e për këtë rast ai ka ftuar edhe policinë dhe ka hapur rast të hetimeve për ata të cilët kanë dëmtuar rrugën dhe e kanë maskuar me materiale jo adekuate për një rrugë të asfaltuar.

Sipas banorëve të kësaj rrugë në këtë vend para tre ditësh kishte edhe një aksident komunikacioni nga drejtues të makinave të cilët në momentin e fundit provuan të ikin nga kjo pjesë e prishur e rrugë.

Drejtuesi I makinës së dëmtuar ka thënë se këtë do ta ndjek edhe në procedurë gjyqësore por ka bërë apel edhe tek inspektorët komunal që të mbikëqyrin më shumë punëkryesit të cilët nga pakujdesia po rrezikojnë edhe jetën e qytetarëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img