17,11,2025

Nesër në Ferizaj mbahet festivali “Kosovarja këndon”

Must Read

Me rastin e 28 nëntorit, festës së Pavarësisë së Shqipërisë apo festa e flamurit, Ferizaj do të organizojë festivalin tradicional të këngës “Kosovarja Këndon”.
Ky do të jetë edicioni i 41-të i këtij festivali, që tradicionalisht mbahet në qytetin tonë me qëllim të promovimit të këngëve të reja të muzikës popullore.
Në këtë edicion të festivalit “Kosovarja Këndon”, do të marrin pjesë edhe mysafirë specialë si Mukadeze Çanga nga Shkodra dhe Grupi i Valleve “Ilirida” nga Shkupi si dhe Ansambli Shtetëror nga Shqipëria.
Pjesëmarrëset në këtë festival do të shoqërohen nga orkestra e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” me udhëheqës artistik Fitim Bytycin.
Festivali është financuar nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport e Komunës së Ferizajt dhe nga Ministria për Rini, Kulturë dhe Sport. Festivali do të mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa.
Festivali mbahet në teatrin e qytetit “Adriana”, duke filluar nga ora 18:00.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img