03,05,2024

15 mijë shkencëtarë vijnë me paralajmërim tmerrues për njerëzimin

Must Read

15 mijë shkencëtarë nga e gjithë bota kanë publikuar “paralajmërimin për njerëzimin”, për rreziqet të cilat na kërcënojnë.

Njerëzimi ende përballet me kërcënime për shkak të shpenzimit të resursve nga popullsia, e cila vazhdon të rritet, ndërsa shkencëtarët, mediat nuk luftojnë kundër saj, thuhet në letrën e publikuar në revistën “Bioscience”.

Nëse nuk ndërmerret diçka imediate atëherë do të vijë deri te humbja katastrofale, thuhet më tej në kumtesë.

“Koha po kalon. Duhet ta kuptojmë se Toka është shtëpia jonë”, thonë shkencëtarët.
Ata thonë se njerëzimin e presin katastrofa si rezultat i ndryshimeve klimatike, zhdukje masive e gjallesave, shkatërrim i pyjeve dhe mungesë të ujit të pijes.

Paralajmërimi është nënshkruar nga 15.364 shkencëtarë nga 184 shtete. Numri i “zonave të vdekura” në oqeane është rritur për 75 për qind, sasia e ujit të pijes për kokë banori është ulur për 26 për qind, janë humbur pothuajse 120 milionë hektarë të maleve, popullsia e njerëzimit është rritur për 35 për qind, numri i reptilëve, zogjve, peshqve ka shënuar rënie për 29 për qind.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img